Torte me Keksa (biskota)

Perberesit:
1 pako biskota,
2 pudinka te dredhezes,
1 pudink e manave,
1l e gjysme qumesht.

Per dekorim:
1 shllag zane (hoplla),
cokollate apo diqka sipas deshires.

Pergatitja:
Se pari i pergatitim pudinkat dhe i leme qe te ftohen, pasi qe jane ftoh pudinkat marrim biskotat dhe i rendisim me nje tepsi. Pasi qe i kemi shtru biskotat ja hedhim pudinkun e dredhezes, pastaj perseri rendisim biskotat ja hedhim ne mes pudinkun e manave dhe njejte i shtrojme biskotat persiper dhe renin e fundit ja hedhim pudinkun e mbetur te dredhezave dhe biskotat.
Pasi qe eshte perfunduar embelsira me nje ene rrahim shllag zanen me mikser dhe e mbulojme tere embelsiren, pasi qe eshte mbuluar me shllag e dekorojme me disa copeza cokollate apo sipas deshires tuaj.

Biskota

Përbërësit:
250gr gjalp,
1 vezë,
1 kupë sheqer,
1 vanilje,
Lëvore nga një portokall,
2 lugë të kafeje baking powder(pluhur për pjekurina),
3 kupë miell.

Përgatitja:
Rrahim gjalpin bashkë me sheqerin deri sa të bëhet një masë homogjene. Më pas hedhim vanilen dhe vezën dhe i rrahim së bashku.
Në një enë tjetër hedhim miellin dhe baking powder dhe e hedhim ngadalë-ngadalë në enën që kemi gjalpin më sheqerin.
Brumi duhet mos të jetë shumë i fortë po as shumë i butë. E lëmë për gjysmë orë dhe pastaj bëjmë biskotat.
I pjekim në 180 gradë deri sa të marrin ngjyrën.

Petulla me Qumesht (Krofne)

Perberesit:
2 gota qumesht,
2 luge gjalpe,
5 luge gjelle sheqer,
2 luge caji maja,
2 veze,
Miell deri sa te behet brumi si per byrek.

Pergatitja:
Pasi bene brumin e le te pushoje per 30 min.
Pastaj e hap brumin ne nje pete afro 5mm te trashe dhe e ndane ne forma rrumbullake me nje gote.
Format e petullave i vendos ne nje mbulese dhe i le te rrin edhe 30 min te tjera.
Pastaj i pjek ne vaj te bollshem me zjarr te ngadalte.
Ju befshin mire!

Sallate Ruse

Perberesit:
200 gr sallam,
200 gr kaqkavall,
4 ose 5 kastraveca turshi,
200 gr bizele te perziera,
100 gr ajke,
150 gr majoneze,
kripe dhe piper te zi.

Pergatitja:
Per fillim i ziejme bizelet dhe i leme te ftohen, nderkohe i presim te gjithe perberesit ne copeza te imeta dhe pasi qe eshte ftoh bizelja te gjitha i bashkojme me nje ene te thelle.
Ja hedhim ajken dhe majonezin kripen dhe pak piper te zi, i perziejme mire dhe 1 ore i lem ne frigorifer, pasi qe ta nxjerim sallaten e dekorojme sipas deshires ne pjate.

Rollad me Kripe

Perberesit:
2 veze,
12 luge te gjelles qumesht,
14 luge te gjelles miell,
kripe,
1 luge e kafes pecive,
300 gr ajke
2 karrota,
100 gr sallam.

Pergatitja:
Ne nje ene i hedhim vezet dhe i rrahim, pasi qe ti rrahim vezet ja hedhim qumeshtin, i rrahim prape, me ngadalsi ja shtojme miellin me peciven, i perziejme mire dhe ne nje tepsi shtrojme nje leter per pjekje e shtrijme masen e bere dhe e pjekim ne 200 grad 15-20 minuta.
Pasi qe pjeket e mbulojme me nje peqet kuzhine dhe e leme te ftohet.
Ne nje ene hedhim ajken dhe e perzijme, kurse sallamen dhe karroten i bejme te imta me rende.
Pasi qe eshte ftohe mir korja e pjekur ja shtrijme ajken dhe ja hedhim sallamen dhe karroten, e pshtjellim rolladen dhe me ajken e mbetur e lyejme per siper  dhe e dekojrome me karrota.

Embelsira me Qumesht

Perberesit:
1 liter qumesht,
2 filxhana te kafes miell,
2 filxhana e gjysme (filxhan i vogel) sheqer.

Pergatitja:
Te gjithe perberesit i ziejme ne nje ene dhe presim deri sa te behet nje mase e trash, pastaj ja hedhim nje luge margarine dhe nje vanille, i ziejme perseri edhe pak te gjitha se bashku.
Pastaj i mbushim filxhanat me masen e pergatitur dhe i fusim ne frigorifer.
Pasi te ftohen i nxjerrim i heqim nga filxhanat dhe i lyejme me kokos dhe i zbukurojme sipas deshires me fruta.

Embelsire me Pete te Holla

Perberesit per pete:
8 veze,
6 luge supe niseshte,
5 luge supe miell,
3 luge supe vaj,
1 filxhan sheqer,
1 luge te qajit sheqer vanille.

Per kremin e cokollates:
200 gr cokollate,
700 ml qumesht,
2 luge supe kakao.

Pergatitja:
Ne nje ene te thelle i ndajme vezet e bardha prej te verdhave. Me mikser i rrahim te bardhat derisa te shkumohen.
Ja shtojme sheqerin + sheqer vanillen, vazhdojme me mikser i qesim nje nga nje te verdhat e vezeve.
Pastaj e shtojme ngapak miellin te perzier me niseshte dhe vajin. Ne nje ene tjeter e hedhim qumeshtin dhe puding qokollate e perziejme, e qesim me vlu pak duke e perzier ne temperature te ulet 3.
Kur te fillon me vlu pak, ja qesim copat e qokollates, vazhdojme me e perzi. Kur te trashet pak e heqim nga zjarrin dhe e qesim ne nje ene plastika, pastaj e fusim ne friz per tu ftohur.
E lyejme tepsin me gjalpe dhe shton shume pak nga brumi i pergatitur (vetem pak brum qe te behen petet e holla dhe te buta), e pjekim ne furre ne temperature 150 grad (keshtu veprojme edhe me petet tjera). Nuk i pjekim shume petet se mund te digjen.
Petet e pjekura i rendisim nje nga nje ne tepsi dhe secilen e lyejme me krem cokollate dhe  i shtojme nga pak kokos.

Kifle (Kroasan)

Perberesit:
1 veze,
1 gote e ujit qumesht,
2 gota uje,
1 luge e kafes kripe,
4 luge te ngrenjes sheqer,
gjysme gote vaj,
2 luge te vogla maja te bukeve (te pergaditur me pak uje),
1/2 pecive,
miell sipas nevojes.

Pergatitja:
Pergatisim brumin si per buke me perberesit qe i kemi permendur me larte, pastaj e leme brumin te qendroj gjysme ore. E marrim brumin dhe ja japim formen sipas deshires kifleve, gjithashtu sipas deshires mundemi me i mbush brenda ose i pergatisim pa asgje brenda.
Siper i lyejme me veze dhe i pjekim ne temperature si buken.

Derguar nga Lulja

Tavë me Spinaç dhe Patate


Përbërësit:
5 patate te medha
300 gr spinac
1 luge melmesa(vegete)
50 ml vaj
1 luge miell
300 ml qumesht
200 ml uje
Pak krip,piper

Përgatitja:
Patatet i qerojme dhe grijme ne feta te rrumbullakta.
Patatet e pergaditura i ziejme emu je te bollshem  per 5-10 minuta,por jo aq sa te coptohen(por edhe nese ndodh kjo nuk eshte fundi I botes,vazhdojme tutje).
Patatet e ziera i kullojme nga uji.
Spinacin e pastruar e pervelojme me ujin cvale dhe ashtu leme te ziej edhe per 2-3 minuta,pastaj kullojme dhe grijme imet.
Ne nje tigan me te thelle ngrohim vajin shtojme miellin  dhe fergojme per 2-3 minuta.
Shtojme qumeshtin duke perzier vazhdimisht,shtojme edhe ujin dhe perziejme.
Pastaj shtojme melesat,kripen dhe piperin sipas shijes.
Salca beshamel e pergaditur ne kete menyre  do te jete pak me e holle,por ashtu edhe duhet te jete.
Ne salcen e pergaditur qesim spinacin e grire dhe perziejme derisa salca dhe spinaci te homogjenizohen.
Ne taven e lyer me vaj qesim nje shtrese nga rrathet e patateve te cilat I shpendajme ne gjithe siperfaqen e taves.
Patatet I mbupjme me gjysmen e salces me spinacin pastaj edhe shtresa e dyte e patateve dhe ne fund edhe pjesa tjeter e salces me spinacin.
Patatet do te duhet te notojne pak a shume ne salce pasi eshte me e holle se zakonisht,por qe kjo  do te rregullohet gjate pjekjes ne furre.
Pra,taven e pergaditur ne kete menyre e fusim ne furre te ngrohet  200 grade per afro 30 minuta derisa te marre ngjyre te kuqrremt persiper dhe masa e lengshme nga salca te shterroje.
Sipas deshires para se te fusni ne furre mund te grini edhe  djathe ne rende.

Musakë me Lakër

Përbërësit për 6 persona:
1 kokë lakër
500gr mish të grirë
lëng lemoni
1 kokë qepë
100gr oriz
3 domate
speca të kuq
1 grushtë magdanoz
2 thelbinjë hudhër
3 vezë
300ml qumësht
2 lugë miell
krypë
piper të zi

Përgatitja:
Prejmë lakrën në pjesë të vogla, e spërkasim më krypë dhe lëngun e një lemoni, e vendosim në një tenxherë me pak vaj dhe e ziejmë me avull (më së miri do ishtë në ekspress tenxhere), kështu veprojmë derisa shohim që lakra është zbutur pak.
Në një tigan me vaj të nxehtë vendosim mishin e grirë, hudhrat e shtypura, qepët e grira, orizin, specat e grirë dhe domatet e coptuara, kur të shohim që mishi është përdherdhur, atherë masën e përgaditur e vendosim në tenxheren me lakra, masës i shtojmë krypë dhe piper sipas shijes.
Masën në tenxhere e kalojmë në tavë për pjekjë
Pastaj në një enë tjetër rrahim vezët së bashku me qumështin dhe ua shtojmë miellin, masën e përziejmë mirë dhe e hedhim në tavë sipër lakrave.
Këtë tavë të përgaditur e fusim në furrë në temperaturë 175gradë dhe e lëm të piqët për 70 minuta.

Kërko receta