Kaqamak me Kajmak

Përbërësit:
1liter ujë
250gr miell misri
Kripë
150gr kajmak
200gr djath të ri

Përgatitja:
Marrim një tenxhere, e mbushim me 1 litër ujë dhe e lëmë të vloj.
Pak para vëlimit shtojmë kripën dhe miellin duke e përzierë vazhdimisht.
Po sa të fillojë të vloj, e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare për 10min.
Më pas shtojmë kajmakun dhe djathin e ri të coptuar.
I përziejmë mirë dhe nga tenxherja e vendosim në tavë dheu (ose te thjeshtë) .
Tava piqet në 200°C për rreth 40min, derisa ta merr ngjyrën e bukur të artë.
Kërko receta
Komente