Gullash me Patate

Përbërësit:
800gr patate te qeruara,
250gr shampinjona te marinuara te prera,
1 qepe,
200ml shtalpe,
1 virshlle,
2 luge miell,
1 luge kafeje piper i kuq,
1 liter uje,
vaj,
kripe dhe piper i zi.

Përgatitja:
Ne vajin e nxehte skuqim qepen e grire, pasi zbutet qepa ne tenxhere i shtojme patatet e prera ne kube.
Ne tigan tjeter i skuqim ne vaj shampinjonat e prera ne cope te imeta.
I perziejme patatet dhe qepen, hedhim kripe shtojme dy luge ereza te perziera dhe grijme piper te zi. Ne tenxhere hedhim ne luge kafeje piper te kuq dhe dy luge miell dhe perziejme, edhe shampinjonat e skuqura i shtojme ne tenxhere.Ne tenxhere hedhim nje liter uje dhe perziejme.Tenxheren e mbulojme me kapak.
Permbajtjen e leme te zihet ne zjarr te dobet ne 30 minuta. Pastaj virshllet i grijme dhe i hedhim ne qorbe dhe zihen sebashku me perberesit e tjere ne tenxhere. Me garuzhde marrim nga gullashi dhe veme ne pjate per servirje.
Kërko receta
Komente