Pitalka Ramazani

Përbërësit:
1. kg miell,
0.5 L ujë,
1 gotë qumësht,
1 lugë gjelle tharm buke,
1 lugë gjelle kripë.

Përgatitja:
Në një gotë me qumësht hedhim një lugë tharm buke, pak kripë, pak sheqer dhe e lëmë ashtu afër 15 min që të vije. Tharmin e ardhur e përzijmë me miell, ujë dhe kripë gjerë sa të fitojmë brum homogjen të cilin e lëmë të mbuluar me picetë kuzhine 90-120min. Brumin e ardhur e ngjeshim me miell dhe e ndajmë në 3 -4 kuleqë të cilët i shtrijmë në picetë të përmillur kuzhine dhe i lëmë ashtu 20 min. Kulaqin e ardhur nga piceta e hedhim në tepsi të nxehtë, e shpojmë në disa vende dhe e fusim në furrë shumë të nxehur. Sipas dëshirës pitalkës i shtojmë suxhuk, gjizë me kopër apo farra qaragati . Pitalkat pjekën për 15- 20 min.

Pitalkat e ramazanit janë gatime që kryesisht përgatiten për muajin e agjërimit, janë shumë të preferuara dhe përgatiten në disa mënyra. Kemi pitalka me qaragat, me suxhuk, me gjizë dhe kopër.

Ju bëftë mirë!
Kërko receta