Pogaqe me Qumësht

Përbërësit:
2 gota të ujit qumësht,
Gjysëm gote e ujit vaj,
2 vezë,
1 lugë e supës sheqer,
1 lugë e mesme kripë,
10 gr. maja buke (tharm buke),
Miell deri sa bëhet një brum i butë.
Për lyerje:
1 ve dhe susam.

Përgatitja:
Të gjithë përbërsit i bëjmë bashkë (qumështi duhet të jetë i vakët) formojmë një brum të butë e vendosim në një enë të thellë e mbulojm me leckë kuzhine dhe e lëmë reth 1 orë që të dyfishohet masa.
Pastaj fillojm i ndajm në toptha sipas dëshirës. I vendosim në tepsi të lyer me vaj. Para se ti fusim të piqen i lyejm me ve dhe sipër i qesim susam.Pjekim në temperaturë 180 gradë celsius.
Kërko receta