Tranguj Turshi

Përbërësit:
Tranguj të vegjël,
Ujë,
Për tegull (kavanoz) 1.5l.:
4 lugë të supës kripë të trash,
1 lugë të supës sheqer,
6-7 thelpij hudhër,
1 got e çajit uthull,
5-6 fije majdanoz.

Përgatitja:
1. Së pari i pastrojm trangujt dhe i lëmë të kullohen që të ju largohet plotësisht uji.
2. Trangujt i vendosim në kavanoz ja qesim kripën, sheqerin, uthullën, hudhrat dhe mbushim kavanozët me ujë. Ena duhet të lihet 10 cm bosh.
3. Pastaj krejt në fund qesim majdanozin dhe mbyllim kapakun.
4. Ka mundësi që mbas dy dite të mungojë uji kshtu që hapim kavanozët dhe shtojm prap ujë.Mbyllim mirë kapakun.
5. Kavanozët i lëmë në një vend të ftoht dhe i hapim mbas 4-5 jave.
(Për turshi përdoren tranguj të vegjël me lëkurë të hollë.)
Ju bëftë mirë.
Kërko receta